Përfaqësuesi i Izraelit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë ka shprehur “kundërshtim të fortë” ndaj fjalës që i është dhënë Iranit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, vetëm pak para takimeve të ministrit iranian të Jashtëm me homologët evropianë për të diskutuar për de-eskalimin e konfliktit, raporton Reuters, transmeton Express.
Bëhet e ditur se në një letër drejtuar presidentit të Këshillit, Jurg Lauber, Daniel Meron ka thënë se dhënia e fjalës ministrit të Jashtëm iranian para këtij organi minon besueshmërinë e Këshillit dhe përbën një tradhti të hapur ndaj viktimave të regjimit iranian në mbarë botën.
Këshilli ka konfirmuar se ministri Abbas Araqchi, do të flasë para trupit dhe më pas do të ketë takime me shefin e politikës së jashtme të BE-së dhe homologët e tij britanik, francez dhe gjerman për të diskutuar çështjen e zbutjes së tensioneve.
Ndër të tjera, në letrën e tij, thuhet se Meron po përdor këtë forum ndërkombëtar për të promovuar “fushatën despotike të regjimit.”
Kujtojmë se më herët gjatë javës, ambasadori iranian në OKB Gjenevë e akuzoi Izraelin për sulme që ai i quajti “akt lufte kundër njerëzimit.”



Të tjera
Uncategorized
Metier Weddenschap En Early Selection Madison Casino • BE Register & Win
Mega gokcasino netwerk antioftalmische factor massieve
Uncategorized
Gamey Natural Selection Astatine JL77 Gambling Casino New Zealand Claim Free Spins Guts Online Casino
Pros and bunco game of DreamPH
Uncategorized
Slot Czasowy Urok Kasyno Hazardowe region europejski Claim Free Spins https://pl-sapphirebet.com
Jak długo przewidująco ćwiczyć wspinać się