Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së (Centcom), gjenerali Erik Kurilla, është bërë një lojtar kyç në konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe Iranit. Si shef i Centcom-it, Kurilla udhëheq komandën ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, një rajon që ka marrë rëndësi të jashtëzakonshme ditët e fundit, ndërsa Presidenti Trump po shqyrton nëse duhet t’i bashkohet Izraelit në sulmin ndaj Iranit për t’i dhënë një goditje të përhershme programit të tij bërthamor.
Kurilla, i cili mbikëqyr misionet ushtarake në të gjithë rajonin me 21 vende, do të drejtojë çdo operacion që Trump mund të urdhërojë ndaj Iranit. Kurilla e ka informuar presidentin mbi situatën që po zhvillohet në Lindjen e Mesme. Në një seancë dëgjimore në Kongres më 10 qershor ditë para se Izraeli të fillonte sulmet ndaj Iranit, Kurilla u tha ligjvënësve se ai i paraqiti Trump dhe Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth një “gamë të gjerë” opsionesh ushtarake për t’u ndjekur nëse bisedimet bërthamore me Iranin shkojnë keq.
“Presidenti Trump e ka bërë të qartë se nëse Irani nuk heq dorë përgjithmonë nga pasurimi i tij bërthamor, forca ushtarake nga SHBA-ja mund të jetë e nevojshme. Nëse presidenti jep udhëzime, a është Centcom i përgatitur të përgjigjet me forcë dërrmuese për të parandaluar një Iran të armatosur bërthamor?” e pyeti Kurillën Kryetari i Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Rogers.
“I kam ofruar sekretarit të Mbrojtjes dhe presidentit një gamë të gjerë opsionesh”, u përgjigj Kurilla gjatë seancës dëgjimore të Shërbimeve të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve.
“E marr këtë si një po”, tha Rogers.
“Po”, u përgjigj Kurilla.
Kurilla, një gjeneral i ushtrisë me katër yje, ka qenë në këtë pozicion që nga prilli i vitit 2022. Ai mbikëqyri mbështetjen ushtarake amerikane për Izraelin pas 7 tetorit 2023 dhe udhëtoi shumë herë në rajon. Raportet kanë treguar se ai mbështet përfshirjen në rritje të SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran dhe se ka ndikim të rëndësishëm në qarqet vendimmarrëse.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në