CNN ka publikuar pamje brenda selisë qendrore të transmetuesit shtetërore të Iranit, derisa Radio Televizioni Islamik i Republikës së Iranit u bombardua para disa ditësh
Punonjësit që pastronin rrënojat kanë thënë se kishte pasur dy sulme mbi ndërtesë, njëra nga secila anë. Tutje, CNN raporton “brenda pamë studion ku një prezantues i televizionit shtetëror iranian po lexonte lajmet kur një nga sulmet goditi”.
Studio është totalisht e djegur me tryezën e prezantuesit të shkatërruar në copa. Në sallën kryesore të lajmeve, ajo që dukej të ishte ushqimi i dikujt ndodhej ende mbi një tavolinë pranë telefonave, ekranëve dhe kompjuterëve të shkrirë. Shumica e stafit u larguan kur Izraeli njoftoi se do të kishte sulme në atë pjesë të Teheranit, por një ekip i vogël mbeti
Një redaktor raportohet se është vrarë në sallën e lajmeve, ndërsa autoritetet thonë se gjithsej tre punonjës të televizionit shtetëror humbën jetën.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në