Shtëpia e Bardhë tha të enjten se SHBA-të mbeten në kontakt me Iranin, ndërsa Presidenti Donald Trump po shqyrton përfshirjen e mundshme të SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran.
“Sa i përket korrespondencës midis Shteteve të Bashkuara dhe iranianëve, mund të konfirmoj se korrespondenca ka vazhduar”, u tha gazetarëve në një konferencë shtypi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Ajo nuk pranoi të jepte detaje mbi atë kontakt dhe nëse diskutimet ishin të drejtpërdrejta apo të tërthorta. Korrespondenca vjen ndërsa SHBA-të vazhdojnë të ndjekin një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit, por ndërsa Trump këtë javë po ngrohej gjithnjë e më shumë ndaj mundësisë së përfshirjes ushtarake të SHBA-së.
Trump tha në një deklaratë që Leavitt lexoi me zë të lartë të enjten se do të merrte një vendim përfundimtar për këtë çështje “brenda dy javëve të ardhshme”,ka raportuar CNN,



Të tjera
Lajme
Kica-Xhelili: Vetëvendosjes i duhet një periudhë në opozitë për ta rimenduar qasjen qeverisëse
Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare
Aktuale
A është zbutur VV-ja këto dy javët e fundit? Abdixhiku: Është taktikë elektorale (Video)
Kandidati për kryeministër nga Lidhja
Aktuale
100 eurot e Kurtit, “blerje e votës” apo ndihmë për dimër e festa?
Qeveria në detyrë ka vendosur të