Për shkak të organizimit të garave çiklistike nga Federata e Çiklizmit të Kosovës, më datat 20 dhe 21 qershor 2025 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në disa segmente të autostradave dhe rrugëve nacionale në vend, raporton Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se garat janë të vlefshme për Kampionatin e Kosovës në Çiklizëm dhe do të zhvillohen në autostradën “Arbën Xhaferi”, rrugën nacionale N9 dhe autostradën “Ibrahim Rugova”.
Orari dhe segmentet që do të mbyllen përkohësisht:
Më 20 qershor 2025, nga ora 10:00 deri në 14:00, do të mbyllet për qarkullim autostrada “Arbën Xhaferi”, nga hyrja/dalja Lipjan deri te hyrja/dalja Bibaj, në drejtimin Prishtinë – Hani i Elezit.
Më 21 qershor 2025, nga ora 09:00 deri në 16:00, do të zhvillohet dita e dytë e garave në relacionin: autostrada “Arbën Xhaferi” – hyrja/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – Rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë – autostrada “Ibrahim Rugova” – Malishevë – Duhel dhe anasjelltas.
Policia e Kosovës njofton se do të ndërmarrë të gjitha masat policore në terren për mbarëvajtjen e garave dhe sigurinë në trafik.
Po ashtu, u kërkon mirëkuptim qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion, duke rekomanduar që në këto intervale kohore të shfrytëzohen rrugë alternative për të shmangur pritjet apo vonesat e mundshme.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet