Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se vendi i tij nuk do ta pranojë thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump për një dorëzim pa kushte.
Në fjalët e tij të para që nga e premtja, Khamenei tha se paqja apo lufta nuk mund të imponohen ndaj Republikës Islamike, raporton Reuters.
“Njerëzit inteligjentë që e njohin Iranin, kombin iranian dhe historinë e tij nuk do t’i flasin kurrë këtij kombi me gjuhë kërcënuese, sepse kombi iranian nuk do të dorëzohet”, tha ai në një deklaratë të lexuar nga një prezantues televiziv të mërkurën.
“Amerikanët duhet të dinë se çdo ndërhyrje ushtarake amerikane padyshim do të shoqërohet me dëme të pariparueshme”.
Mijëra njerëz po largoheshin nga Teherani të mërkurën pasi avionët luftarakë izraelitë bombarduan qytetin gjatë natës dhe një burim tha se Trump po shqyrtonte opsione që përfshijnë bashkimin me Izraelin në sulmin ndaj vendeve bërthamore iraniane./



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në