Xhevat Nebihu, nënkryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqja nga subjekti politik që ka përfaqësuar deri më tani.
Nebihu me anë të një shkrimi të gjatë ka treguar edhe arsyet e largimit, ndonëse s’është treguar shumë specifik.
“Me mirëkuptim, dua t’ju njoftoj publikisht që, ka kohë që kam dashur , por tani i erdhi momenti që unë të vendosë të mos jem më anëtar i asnjë partie , e as që kam dashur të jem , bile për hirë të vërtetës me është bërë lutje e madhe që të anëtarësohem ne VV, ku pasi kam menduar goxha mirë kam pranuar, arsyet e bindjes kanë qenë disa kolegë të respektuar, me qëllimin kryesor që të kontribuoj me aq mundësi që kam patur, për një ndryshim sadopak në shoqëri, dhe rrethin ku jetojmë, dhe të mirën e vendit, sikurse edhe në përiudhat tjera , edhe familjarisht”, ka shkruar ai.
“Arsyeja kryesore është se ne si familje, edhe në luftë, e edhe tash i kemi grahë, e i grahim vetëm drejtë e me nder , dmth nuk jemi për politikë, sepse nuk mundet askush me na lakue jashtë principeve tona. Për të mirë prapë do të kontribojmë, qoftë edhe me sakrificë, aty ku mendojmë se janë interesat e të ardhmes së vendit, e asnjëherë shtrembër për asnjë shpërblim”, vijoi Nebihu
Xhevat Nebihu kishte kandiduar për asamble komunale në Skenderaj, ku kishte dalë më i votuari në listën e partisë



Të tjera
Aktuale
A është zbutur VV-ja këto dy javët e fundit? Abdixhiku: Është taktikë elektorale (Video)
Kandidati për kryeministër nga Lidhja
Aktuale
100 eurot e Kurtit, “blerje e votës” apo ndihmë për dimër e festa?
Qeveria në detyrë ka vendosur të
Lajme Opinione
Muharremi: Gjasat për një qeveri të VV-së janë më pak se 10%
Oponionisti Shenoll Muharremi, shkruan se