Në çështjen e hetimeve që Prokuroria Speciale po i zhvillon në rastin e vendosjes së barrikadave në veri të vendit në vitin 2022, prokurori special Admir Shala, ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiq, mëson Gazeta Express nga burimet e saj.
Për këtë rast janë duke u hetuar dhjetëra persona, përfshirë disa pjesëtarë të Listës Serbe si: Zlatan Elek, Igor Simiq, Goran Rakiq e Slavko Simiq.
Nga dhjetori i vitit 2022, disa nga rrugët e veriut ishin bllokuar për tri javë me automjete të rënda. Ato ishin vendosur pas arrestimit të ish-zyrtarit policor serb, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka kryer vepra penale terroriste.



Të tjera
Aktuale
A është zbutur VV-ja këto dy javët e fundit? Abdixhiku: Është taktikë elektorale (Video)
Kandidati për kryeministër nga Lidhja
Aktuale
100 eurot e Kurtit, “blerje e votës” apo ndihmë për dimër e festa?
Qeveria në detyrë ka vendosur të
Lajme Opinione
Muharremi: Gjasat për një qeveri të VV-së janë më pak se 10%
Oponionisti Shenoll Muharremi, shkruan se