Të dhënat zyrtare e zhveshen edhe zyrtarisht deputetin e VV-së, Albin Kurti nga iluzioni që përpiqej t’ia servirte popullatës në fund të qeverisjes katër vjeçare, kur deklaronte: “Sot më shumë qytetarë kthehen në Kosovë se sa që largohen.” Kosova ka humbur mbi 17 mijë banorë gjatë vitit 2024, duke llogaritur shtimin natyor dhe imigrimin sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës mbi lëvizjet migratore. Duke përjashtuar natalitetin, bilanci mes emigrimit dhe imigrimit rezulton mbi 28 mijë.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar 37 mijë e 451 qytetarë të Kosovës kanë emigruar apo janë larguar drejt vendeve të huaja për të jetuar, punuar apo studiuar jashtë vendit.
Këto shifra përfshijnë emigrimin për arsye të bashkimit familjar, martesës, punësimit, studimeve afatgjata dhe shpërnguljeve të përhershme, veçanërisht në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.
Në anën tjetër, numri i personave që kanë imigruar në Kosovë nga është vlerësuar në vetëm 9 mijë e 38 banorë.
Ndonëse Kosova ka shënuar shtim natyror pozitiv të popullsisë prej 10 mijë e 888 banorësh gjatë të njëjtës periudhë, rritja është minimzuar nga ndikimi i emigrimit.
Bilanci i përgjithshëm i popullsisë për vitin 2024 tregon një tkurrje prej minus 17 mijë e 525 banorësh.
“Pavarësisht shtimit natyror pozitiv të popullsisë në vitin 2024 me 10,888 banorë, Kosova vazhdoi të përballet me një bilanc negativ të migrimit ndërkombëtar. Migrimi neto ndërkombëtar për vitin 2024 ishte -28,413 banorë, duke rezultuar në një rënie të përgjithshme të popullsisë për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2024 prej -17,525 banorësh.
Ky rezultat evidencon ndikimin domethënës të migrimit në ndryshimet demografike të vendit dhe nënvizon rëndësinë e politikave të integruara për menaxhimin e migrimit dhe ruajtjen e strukturës demografike në përputhje me zhvillimet socio-ekonomike.” – thuhet në raport.
Trendi negativ i migrimit nuk është i ri për Kosovën, duke u ballafaquar me sfidën e emigrimit në rritje si rezultat i një sërë faktorësh.
Pikërisht gjatë këtij viti, ish-kryeministri Albin Kurti pretendonte se “sot kemi më shumë qytetarë që kthehen (në Kosovë) se sa që shkojnë”.
Në një deklaratë tjetërgjatë një mbledhje të Këshillit të partisë, Kurti pretendonte pa asnjë të dhënë zyrtare se Kosova ka një bilanc pozitiv sa i përket emigrimit dhe imigrimit: “Sot kemi më shumë qytetarë që kthehen (në Kosovë) se sa që shkojnë”.
Raporte të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore nënvizonin në vazhdimësi nevojën urgjente që Kosova të adresojë problemet e migrimit.
Konkretisht, një raport i 2023-ës i Bankës Botërore gjeti tkurrje të popullsisë në moshë pune në vitin 2022, që, sipas raportit, ka të ngjarë t’i atribuohet migrimit të jashtëm.
“Vetëm 39 për qind e popullsisë në moshë pune ishte aktive në tregun e punës (22 për qind për gratë) gjatë vitit 2022. Popullsia në moshë pune u tkurr në vitin 2022, me gjasë për shkak të migrimit të jashtëm”, nënvizon raporti.
Ndërsa sipas një raporti të titulluar “Migrimi dhe zhvillimi ekonomik në vendet e ballkanit perëndimor: Dëshmi nga Kosova”, Kosova vazhdon të jetë në trend rritës të emigrimit për shkak se tregu i punës nuk është në gjendje të absorbojë numrin e lartë të punëkërkuesve.
Raporti thekson se numri i qytetarëve me origjinë nga Kosova në Gjermani është pothuajse dyfishuar në periudhën 2010-2022.
291 mijë ishte numri i qytetarëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Gjermani në vitin 2010. Vetëm 12 vite më pas, kjo shifër ka arritur në 542 mijë. Kjo përbën një rritje të theksuar prej 86 për qind gjatë pak më shumë se një dekade.
Përsa i përket ndarjes gjinore, të dhënat e raportit tregojnë se burrat janë në numër më të madh krahasuar me gratë. Nga 542 mijë persona, 289 mijë (53 për qind) janë burra, ndërsa 254 mijë (47 për qind) janë gra.
Të tjera
Aktuale
KQZ nuk e certifikon Listën Srpska për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit- 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime
Lista Srpska nuk është certifikuar për
Aktuale
Supremja ia kthen Apelit për përmirësim rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut
Prishtinë- Gjykata Supreme ia ka kthyer
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së