Policia e Kosovës, përkatësisht Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, ka bërë publike një kërkesë për bashkëpunim nga qytetarët, me qëllim të identifikimit të një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale të vjedhjes
Me autorizim të prokurorisë kompetente, policia ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar, i cili dyshohet se është i përfshirë në një rast të vjedhjes.
Autoritetet policore i bëjnë thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, të kontaktojnë menjëherë në njërën nga këto mënyra:
Numri pa pagesë: 192
Email: [email protected]
Policia garanton anonimitet të plotë për të gjithë ata që ndihmojnë në këtë proces hetimor.



Të tjera
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur