Është në përfundim të mandatit të tretë në krye të Komunës së Pejës, por Gazmend Muhaxheri ka konfirmuar se do t’i hyjë garës edhe për një mandat tjetër në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Këtë e konfirmoi në një intervistë në “Info Plus” të RTK-së, ku tha se, përveç tij, edhe kryetarët e tjerë që qeverisin me komuna nga LDK-ja do të jenë në garë.
“Po, ne si kryesi e LDK-së kemi vendosur që 9 kryetarët aktualë të komunave të garojnë, e së shpejti do t’i shtohet edhe pjesa tjetër që do të jenë në garë më 12 tetor. Deri më 13 gusht duhet të jenë finalizuar listat. Ne po punojmë që lista e LDK-së të jetë e finalizuar javën tjetër”, tha Muhaxheri në RTK.



Të tjera
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur