Forcat Ajrore të Izraelit kanë alarmuar se shteti i Iranit ka në pronësi raketa me rreze veprimi deri në 4 mijë kilometër, efekti i të cilave do të kapërcente rajonin, përfshirë edhe Kosovën dhe do të arrinte deri në Francë e Gjermani
Në një video të publikuar në faqen e tyre zyrtare, Forcat Ajrore të Izraelit kanë treguar se deri ku arrin rrezja e veprimit të raketave iraniani dhe potencojnë se lënia e këtyre raketave në duart e regjimit iranian përbën rrezik për të gjithë rajonin dhe të gjithë botën dhe se duke parë një rrezik të tillë, s’kishin rrugëzgjidhje tjetër veçse të vepronin.
“Irani është një kërcënim global. Arsenali raketor i regjimit iranian përfshin raketa me rreze veprimi mijëra kilometrash. Lënia e këtyre raketave në duart e regjimit iranian përbën një rrezik për rajonin dhe të gjithë botën.Nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të vepronim”, thuhet në postimin e Forcave Ajrore të Izraelit. /eo/



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen