Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pati një takim të rëndësishëm me Kryeministrin japonez, Shigeru Ishiba, gjatë vizitës së saj në Tokio, ku u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dhe forcimin e partneritetit mes dy shteteve.
Në këtë takim, Presidentja Osmani shprehu falënderimet për mikpritjen e ngrohtë të Kryeministrit Ishiba dhe për angazhimin e Japonisë në avancimin e bashkëpunimit dypalësh me Kosovën.
Në një postim të saj në Facebook, Osmani shkroi: “Në Tokio, e falënderova Kryeministrin japonez Shigeru Ishiba për mikpritjen e ngrohtë dhe për përkushtimin e tij për thellimin e partneritetit mes Kosovës dhe Japonisë.”
Gjatë takimit, Presidentja e Kosovës diskutoi për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.
“Gjatë takimit, biseduam për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët. Kosova mbetet një partnere e besueshme dhe një zë i përkushtuar në mbrojtjen e paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit — vlera që na bashkojnë me Japoninë”.
Presidentja Osmani gjithashtu e shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në procesin e shtetndërtimit, integrimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës.





Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen