Më herët u bë e ditur se një zjarr i madh ka përfshirë një Qendër Tregtare në lagjen ”Bregu i Diellit” në Prishtinë, nga ku edhe janë publikuar pamje.
Rreth këtij rasti, për Gazetën Express, policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin.
Po ashtu, nga PK-ja bëhet e ditur se deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar.
”Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në përgjigjen e Policisë.



Të tjera
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur