Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se e ka shtyrë afatin për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit deri nesër.
“Ju falënderojmë për interesimin e treguar dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm. Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë, ju njoftojmë se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF), bazuar në vendimin e ZRRE-së, është shtyrë deri nesër, më datë: 12.06.2025. Nëse jeni ndër konsumatorët që preken nga ky vendim dhe ende nuk keni lidhur kontratën tuaj, ju ftojmë të veproni sa më parë. Për informata shtesë apo asistencë në procesin e lidhjes së kontratës, ju lutemi na kontaktoni: [email protected]
0800 10600”



Të tjera
Uncategorized
A është zbutur VV-ja këto dy javët e fundit? Abdixhiku: Është taktikë elektorale (Video)
Kandidati për kryeministër nga
Aktuale
100 eurot e Kurtit, “blerje e votës” apo ndihmë për dimër e festa?
Qeveria në detyrë ka vendosur të
Lajme Opinione
Muharremi: Gjasat për një qeveri të VV-së janë më pak se 10%
Oponionisti Shenoll Muharremi, shkruan se