Arbnor Spahiu ish-polic i Kosovës, i arrestuar të dielën në Serbi, është dorëhequr nga Policia e Kosovës më 1 nëntor 2022.
Kështu ka thënë për Dukagjinin babai i tij, Fatmir Spahiu i cili po ashtu mban uniformën e Policisë së Kosovës.
I njejti ngreh dyshime se i biri po keqtrajtohet nga autoritetet serbe.
Spahiut thotë ndër të tjera se djali i tij, është dorëhequr nga Policia para sulmit në Bansjkë dhe tashmë po punonte në Gjermani bashkë me gruan.
“E ka lanë Policinë për me shku me punu jasht për një jetë ma të mirë, me vete e ka pasë edhe gruan. Të dy i kanë ndalu, por nusen e kanë liru pas një kontrolle, ndërkaq djalin jo”, është shprehur Spahiu.
I njëjti thotë se janë në komunikim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, nga të cilët kanë marrë përgjigjen se tashmë po ndiqen procedurat e nevojshme.
“Asnjë thirrje s’kemi pasë nga Ministria e Brendshme as nga Policia, institucion ku Arbnori ka shërbyer për shumë vite” deklaron Spahiu.
Ish-pjesëtari Special i Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, po akuzohet nga Serbia për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë në Banjskë”./Telegrafi



Të tjera
Aktuale
PZAP vulos vendimin e KQZ-së: Motra e Donika Kadaj Bujupit nuk lejohet të garojë me “Koalicija Vakat”
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe
Aktuale
Abdixhiku në Llap: Dyert e LDK-së janë gjithmonë të hapura për secilin që beson e kontribuon
Kreu i LDK-së dhe kandidati për
Lajme
Festivali Sunny Hill merr Çmimin për Impakt Ekonomik
Oda Ekonomike e Kosovës ka shpërblyer