Osmani pret shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, diskutojnë për zhvillimet politike dhe integrimin evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit nga Presidenca, biseda ka përfshirë procesin e konstituimit të institucioneve të reja dhe rëndësinë e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Gjithashtu, u diskutua edhe për vizitën e fundit të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, të cilën Presidentja Osmani e cilësoi si një sinjal të përkushtimit të Bashkimit Evropian ndaj aspiratave integruese të Kosovës.

“Vizitat e zyrtarëve të lartë të BE-së dëshmojnë mbështetjen për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe thellimin e bashkëpunimit institucional”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

 

Të tjera

Uncategorized

Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino

In questo articolo esploreremo i metodi

Lajme

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen