Rrjeti i organizatave joqeveritare “Avonet” ka ngritur shqetësime lidhur me angazhimin e asistentëve personalë për deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke e vlerësuar këtë praktikë si të paarsyeshme dhe në kundërshtim me rolin e deputetit në sistemin parlamentar.
Kenan Gashi nga Avonet u shpreh se deputetët nuk kanë nevojë për asistentë personalë, pasi angazhimi i tyre si përfaqësues të zgjedhur duhet të fokusohet në punën brenda komisioneve parlamentare.
“Deputetët e Kuvendit nuk mund të kenë asistent të tyre, sepse roli i tyre si deputet duhet të funksionojë mbi bazën e punës së tyre në Komisionet Parlamentare. Në bazë të kësaj, asistentët janë të angazhuar për t’i kryer punët që lidhen me komisionet,” deklaroi Gashi për FrontOnline.
Ai theksoi më tej se shumë prej deputetëve aktualë nuk po e ushtrojnë plotësisht funksionin e tyre, duke e lënë të kuptohet se angazhimi i asistentëve është më shumë simbolik sesa funksional.
“Deputetët nuk e kanë marrë rolin e plotë si deputetë, sepse nuk janë duke e luajtur rolin e tyre. Krejt këta që kanë marrë asistentë nuk i takojnë një partie të mirë dhe ruajtës së buxhetit,” shtoi ai.



Të tjera
Lajme
Kica-Xhelili: Vetëvendosjes i duhet një periudhë në opozitë për ta rimenduar qasjen qeverisëse
Doarsa Kica-Xhelili, nënkryetare
Aktuale
A është zbutur VV-ja këto dy javët e fundit? Abdixhiku: Është taktikë elektorale (Video)
Kandidati për kryeministër nga Lidhja
Aktuale
100 eurot e Kurtit, “blerje e votës” apo ndihmë për dimër e festa?
Qeveria në detyrë ka vendosur të