Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se janë tri rrugë për dalje nga bllokada aktuale institucionale ku gjendet Kosova që pas 9 shkurtit 2025, shkruan Gazeta Express.
Gashi ka thënë se opsioni i parë për dalje nga kjo bllokadë është që Kurti të arrijë ndonjë koalicion qeverisës, i dyti që ta krijojë një qeveri të pakicës meqë me çdo kusht po dëshiron të bëhet kryeministër, ose të shkohet në zgjedhje të reja.
I pyetur nga gazetarët nëse LDK e përkrah këtë opsionin e dytë për qeveri të pakicës me kryeministër Kurtin, Gashi ka thënë se personalisht e sheh si zgjidhje për dalje nga situata, shkruan Gazeta Express.
“Tjera opsione nuk ka. Unë po e shoh si zgjidhje të dalim nga kjo situatë. Duhet të dalim disi”, ka thënë Gashi.
Ai ka thënë se nëse vendos LDK që të përkrah opsionin për qeveri të pakicës, atëherë edhe vetë do ta japë votën “për”.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në