Therjet rituale për festën e Kurban Bajramit, por edhe therjet e rëndomta duhet të realizohen vetëm në thertoret e aprovuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Kështu ka njoftuar sot kjo agjenci.
“Andaj të nderuar qytetarë të besimit islam me rastin e festës se ‘’Kurban Bajrami’’ e cila festohet me datë 6 Qershore e Premte. Në frymën e respektimit të ligjit dhe ruajtjes se shëndetit publik, ju kërkojmë qe therjen e Kurbaneve ta bëni vetëm në objektet e thertoreve. Therja jashtë këtyre objekteve, përveçse se përben shkelje ligjore ajo rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik. Tani qe po mbretërojnë temperatura të larta, rritet rreziku i kontaminimit të produkteve qe i ekspozohen të nxehtit”.
Objektet e thertoreve përveç se janë nën mbikëqyrje të autoritetit shtetërorë, sipas AUV aty secila kafshë i nënshtrohet kontrollit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes.
” Objektet posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike. Në të gjithë vendin ka thertore për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve”.
Lista e thertoreve të aprovuara gjenden në web faqen e AUV-së, https://auvk.rks-gov.net/bizneset/bizneset-e-aprovuara-per-ushqime-me-origjine-shtazore/



Të tjera
Kosova Lajme
S’ka marrëveshje për presidentin ndërmjet LDK-së dhe VV-së, Lushaku-Sadriu flet për Klanin
Shefja e Grupit Parlamentar të
Lajme
Termokos përfundon sezonin ngrohës 2025/2026
Termokos ka marrë vendim që sot
Aktuale
Azemi: Ka vend për Vjosa Osmanin në LDK, e djathta duhet të bashkohet
Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të