Qeveria Kurti ka vendosur një tjetër masë që po godet drejtpërdrejt sektorin privat: bizneset nuk mund të regjistrojnë veturat e tyre nëse në sistem figurojnë me gjoba të papaguara në trafik – pavarësisht shumës, rrethanës apo faktit nëse ato janë kontestuese apo në proces apelimi.
Vendimi ka hyrë në zbatim në mënyrë të heshtur, pa paralajmërim publik, pa njoftim paraprak për bizneset, dhe pa asnjë proces tranzicioni, duke shkaktuar kaos në qendrat e regjistrimit të automjeteve dhe bllokadë të menjëhershme të operimit për shumë kompani që varen nga flotat e tyre.
“As nuk kemi marrë ndonjë njoftim, as nuk na është dhënë kohë për t’u përgatitur. Thjesht kur kemi shkuar për ta regjistruar veturën, na është thënë se s’mund të vazhdojmë pa i paguar gjobat,” tha për Sinjalin një pronar biznesi nga Prishtina.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, janë dhjetëra biznese që vetëm tani kanë kuptuar se kanë gjoba të pashlyera që shkojnë nga qindra në mijëra euro, shumë prej të cilave janë në proces ankese ligjore apo nuk u është dërguar asnjëherë njoftim për afatin e pagesës.
Kjo masë po shihet si ndëshkim kolektiv, që lidh një procedurë teknike – siç është regjistrimi i mjeteve – me një sanksion që nuk ka kaluar asnjë filtrim juridik të besueshëm.
Për më tepër, ndalesa aplikohet pa dallim, duke përfshirë edhe ato raste ku gjobat janë të kontestuara, jo definitive, apo të shkaktuara nga persona të tretë që kanë përdorur automjetet në emër të kompanive.
Qeveria nuk ka dhënë asnjë qëndrim publik deri më tani, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë përkatëse kanë refuzuar të japin sqarime lidhur me bazën ligjore të këtij veprimi.
Ky është një tjetër rast që ngre pikëpyetje serioze për mënyrën e komunikimit institucional të Qeverisë me sektorin privat, si dhe për mungesën e transparencës dhe proporcionalitetit në masat administrative që kanë pasoja direkte në funksionimin e tregut.
Gazeta Sinjali do të vijojë ta ndjekë këtë temë me vëmendje dhe do të kërkojë përgjigje nga autoritetet kompetente për bazën ligjore dhe ndikimin e kësaj mase në bizneset vendore.



Të tjera
Uncategorized
Metier Weddenschap En Early Selection Madison Casino • BE Register & Win
Mega gokcasino netwerk antioftalmische factor massieve
Uncategorized
Gamey Natural Selection Astatine JL77 Gambling Casino New Zealand Claim Free Spins Guts Online Casino
Pros and bunco game of DreamPH
Uncategorized
Slot Czasowy Urok Kasyno Hazardowe region europejski Claim Free Spins https://pl-sapphirebet.com
Jak długo przewidująco ćwiczyć wspinać się