Lëvizja e Nënave të Enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës i kanë dërguar letër falënderimi presidentes Vjosa Osmani.
Bashkë me Shoqatën e Viktimave dhe Dëshmitarëve të Gjenocidit, Lëvizja ka falënderuar Osmanin për dhënien e medaljes presidenciale nënave të Srebrenicës.
Ndonëse Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh Kosovën si shtet, këto dy shoqata i janë referuar Kosovës si “Republikë”, shkruan IndeksOnline.

“E nderuar presidente,
Fjalët tuaja të ngrohta, kur dhuroni këtë mirënjohje, përfaqësojnë për ne një nder dhe respekt të madh për ju personalisht dhe kolegët tuaj.
Ju urojmë shumë suksese dhe ju ftojmë të jeni të ftuarit tanë më 11 korrik, në përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë”, shkruhet në letrën e nënshkruar nga presidentët e të dy shoqatave, Murat Tahirovic dhe Munira Subasic.
Presidentja ndau medaljen më 2 qershor, duke thënë se guximi i nënave të Srebrenicës, përballë dhimbjes së paimagjinueshme të humbjes së më të dashurve të tyre, është frymëzim për gjenerata të tëra.
Këtë javë, në Kosovë qëndroi edhe ministri i Jashtëm i Bosnjës, Elmedin Konakoviç, qe më ftesë të presidentes Osmani mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në