Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, tha se në takimin e sotëm me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka ftuar në takim përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale është diskutuar edhe ideja që të mbahen dy palë zgjedhje.
“Ishte një ide që të vazhdojmë t’i shpallim të dyja edhe ato të jashtëzakonshme bashkë me ato lokale. Qëndrimi jonë është për. Për ne është e rëndësishme që të konstatohet Kuvendi, të votohet qeveria por nëse sot ka qenë e 18-ta seancë që kur ka filluar votimi për Komision”.
Haxhiu tha se ideja ishte e saj, por tha se qëndrimi i Vetëvendosjes ishte “konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë”.
“Ideja ishte e imja. Unë isha shumë e vullnetshme që të diskutojmë edhe për këtë. Por duhet konstituim dhe shpërndarje e Kuvendit e që për këtë duhet marrëveshje politike”



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen