Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur t’i japë fund bojkotit disa mujor ndaj Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), duke theksuar se kthimi i saj në këtë medium nuk nënkupton pajtim me gjendjen aktuale, por është përpjekje për ta ndryshuar atë. Këtë e bëri të ditur deputetja e kësaj partie, Hykmete N. Bajrami, përmes një postimi në Facebook.
Sipas Bajramit, bojkotimi i RTK-së nga LDK ka qenë formë proteste ndaj, siç e quajti ajo, “kapjes politike të televizionit publik nga Lëvizja Vetëvendosje”. Ajo akuzon pushtetin aktual për emërime politike në bord dhe menaxhment, shkelje të ligjit dhe standardeve profesionale, dhe shndërrimin e RTK-së në një zgjatim propagandistik të pushtetit.
“RTK është në gjendje të rëndë, e nënshtruar ndaj pushtetit, me buxhet të zvogëluar dhe kushte të vështira pune. Ajo tashmë funksionon pa bord e me një drejtor që ushtron mandatin në mënyrë joligjore,” shkroi Bajrami.
Deputetja e LDK-së ka theksuar se kthimi i saj në RTK përmes një interviste sonte ka për qëllim që t’i flasë qytetarëve drejtpërdrejt, në një medium që sipas saj duhet t’iu shërbejë atyre, jo pushtetit.
“Po rikthehemi për t’ua kujtuar qytetarëve se Vetëvendosje e ka degraduar këtë institucion, sikurse shumë të tjera. Po kthehemi për të mbështetur gazetarët profesionistë që përballen me presione politike,” tha ajo.
LDK thekson se RTK duhet të mbetet vetëm në shërbim të publikut. “Aty do t’i themi të vërtetat, pa asnjë kompromis,” përfundon deklarata e Bajramit.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen