Një operacion i rëndësishëm policor është zhvilluar në disa qytete të Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, ka realizuar operacionin e koduar “PIETARI”, duke ekzekutuar masa sigurie ndaj personave të dyshuar për veprimtari kriminale, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë aksion janë angazhuar rreth 110 punonjës policie, përfshirë forcat nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Forca Kombëtare e Sigurisë, si dhe drejtori vendore të Policisë në Tiranë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.
Në total, ishin lëshuar 11 masa sigurie, prej të cilave 9 janë ekzekutuar, ndërsa 1 person është ende në kërkim, dhe për një tjetër shtetas, që sipas të dhënave nuk ndodhet në Shqipëri, vijon bashkëpunimi me autoritetet partnere për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Policia ka bërë të ditur se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar prova të rëndësishme që do të shërbejnë për vijimin e hetimeve paraprake dhe atyre pasurore.
PAMJE:



Të tjera
Showbiz
Benita hyn sonte në “BBVK”
Pas eliminimit në gjysme finale, Benita
Aktuale
Kurti në NZZ: FSK po e ndjek modelin e ushtrisë suedeze dhe të shteteve të Baltikut
Gazeta zvicërane NZZ ka intervistuar kryeministrin e Kosovës,
Aktuale
Flet kirurgu që u përfshi në rrahje: Reagova në vetëmbrojtje, nuk kam sulmuar askënd
Dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë