Ministri ukrainas i Bujqësisë, Vitaliy Koval, ka deklaruar se të korrat e grurit në Ukrainë për vitin 2025 mund të bien me 10%, duke zbritur në rreth 51 milionë tonë metrikë nga 56.7 milionë tonë që ishte në vitin 2024.
“Na pret një sezon i vështirë. Kemi pasur një dimër anormalisht të ngrohtë, fillimisht pa lagështi, pastaj reshje të zgjatura që vonuan mbjelljet me dy javë në disa rajone. Prandaj, presim ulje të prodhimit,” ka thënë Koval për Reuters.
Ai ka shtuar tutje se parashikimi më negativ, është rënie me 10%.
“Parashikimi më negativ është -10%. Sipas vlerësimeve, të korrat e drithërave mund të bien me 10%, ndërsa ato të vajërave me 5%. Nuk është dështim, por me ndihmën e Zotit shpresojmë të korrim gjithçka,” ka përfunduar ai.
Kujtojmë se Ukraina është një prej prodhuesve kryesorë botërorë të drithërave dhe vajërave vegjetalë, por prodhimi varet shumë nga kushtet e motit, si në vjeshtën e mbjelljeve ashtu edhe në muajt e pranverës.
Ndërsa, edhe rreziqet ushtarake nga pushtimi i vazhdueshëm rus ndikojnë në uljen e prodhimit, pasi shumë fermerë kanë frikë ose janë të paaftë për të mbjellë dhe korrur, duke qenë se zona të mëdha janë ose të pushtuara ose të minuara.



Të tjera
Aktuale
Ultimatumi për Ngushticën e Hormuzit rrit sërish çmimin e naftës
Çmimet e naftës kanë shënuar një
Aktuale
Korrespondenti i BBC për siguri: A është serioz kërcënimi i fundit i Trump ndaj Iranit?
BBC –Frank Gardner, – Në një
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se