As për herën e 25-të Kuvendi i Kosovës nuk u konstituua.
As dje, kandidatja e VV-së për të paren e kryekuvendares, Albulena Haxhiu nuk morri votat e mjaftueshme nga partitë tjera.
Deputetja e VV-së Arbëresha Kryeziu-Hyseni. bëri me dije se mbështetja për të, nga VV nuk do të mungoj as në seancat tjera.
“Ne si parti fituese e dal nga zgjedhjet e 9-të shkurtit, kemi shfrytëzuar një të drejtë tonën për të propozuar kandidatin siç e ofron Kushtetuta. Nuk besoj se është problemi tek emri i propozuar prandaj nuk mendojmë që duhet ta ndryshojmë emrin. Znj. Haxhiu e ka mbështetjen e plotë edhe tek grupi parlamentar. por edhe të strukturës në vete për të qenë kandidate e VV-së. Po flasim për njërën prej aktivisteve të para të VV-së, gruan më të votuar në zgjedhjet më të fundit, ka të një të shkuar të bujshme politike“, tha mes tjerash ajo. /Gazeta10



Të tjera
Lajme Opinione
I;ir Mirena: Edhe karikatura socialiste e Albin Kurtit, nese ka jete politike, ka me deshtu…
Opinion ng Ilir Mirena, gazetar Nuk
Aktuale
Aksident fatal në Fushë Kosovë: Ndërron jetë këmbësori 85-vjeçar pas goditjes nga vetura
Një aksident i rëndë komunikacioni, i
Aktuale
Vuçiq ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë duke e favorizuar haptas Listën Srpska
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në