Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas dështimit të 25-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, tha se ndërkohë që ekonomia e vendit dhe qytetarët po rrezikohen, Kuvendi mbetet i bllokuar për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ekonomia kosovare po dëmtohet dhe po rrezikohet. 140 mijë punëtorë po rrezikohen, familjet tona po rrezikohen, e ndërkohë Kuvendi dhe institucionet e Kosovës vazhdojnë të mbesin të bllokuara për shkak të kryeneçësisë së grupit të parë parlamentar”, tha ajo.
“Edhe një herë bëjmë ftesë për reflektim. Kosova është më e madhe sesa secili prej nesh veç e veç”, tha deputetja Vlora Çitaku.
Pasi Albulena Haxhiu dështoi disa herë me radhë që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare, LVV-ja po e hedh në votim çdo dy ditë propozimin për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili gjithashtu nuk po i merr votat e nevojshme. Sot, vetëm 51 deputetë votuan për këtë propozim.
Partitë tjera shqiptare argumentojnë se është shkelje ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit.
Gjykata Kushtetuese po e shqyrton një pyetje që ka shkuar atje në lidhje me këtë çështje.



Të tjera
Lajme Opinione
Bahtiri e sulmon Vjosa Osmanin: Herën tjetër kur t’i drejtohesh qytetarëve bëje me fotografi me Grenellin e Gjuriqin
Agim Bahtiri i Vetëvendosjes ka sulmuar
Ekskluzive Lajme
BBC: Pesë përfundime kryesore nga fjalimi historik i Mbretit në Kongres
Vizita e Mbretit Karli III në
Lajme
Musliu: Nëse Limaj ka vullnet, duhet të ofrohet te PDK-ja
Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka