Nesër me rastin e shënimit të 24 majit – Ditës së Presidentit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ketë një sërë aktivitetesh.
Osmani së bashku me ish-presidentët Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga do të vendosin tek shtatorja e Presidentit historik Ibrahim Rugova, shkruan Indeksonline.
Agjenda e plotë:
Me rastin e shënimit të 24 majit – Ditës së Presidentit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ketë një sërë aktivitetesh.
Në orën 09:00, Presidentja Osmani së bashku me ish-Presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vendosin lule tek shtatorja e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.
Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”;
Në orën 11:00, Presidentja Osmani merr pjesë në hapjen solemne të “Javës së Bibliotekës”.
Vendi: Biblioteka Kombëtare;
Në orën 13:00, Presidentja Vjosa Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vizitojnë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.