1 Qershori – Sot festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Sot, më 1 qershor, në mbarë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, një ditë e dedikuar gëzimit, mirëqenies dhe të drejtave të më të vegjëlve të shoqërisë.

Kjo ditë shërben si një kujtesë e rëndësishme për prindërit, institucionet dhe komunitetet që fëmijët meritojnë dashuri, mbrojtje dhe mbështetje për një jetë të sigurt dhe të lumtur.

Në shumë qytete të Kosovës, Shqipërisë dhe viseve shqiptare, kjo ditë shënohet me aktivitete festive, shfaqje teatrale, koncerte për fëmijë, lojëra dhe dhurata.

Dita e Fëmijëve filloi të festohet për herë të parë në vitin 1950, dhe që atëherë është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme që nxit ndërgjegjësimin për sfidat që përballojnë fëmijët në mbarë botën.

 

Të tjera

Uncategorized

Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino

In questo articolo esploreremo i metodi

Lajme

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen