Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar komandën e divizionit të 28-të të këmbësorisë së Ushtrisë së SHBA-së, e cila po drejton brigadat shumëkombëshe në ushtrimin e përbashkët “Defender Europe 25” që po mbahet në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kurti shoqërohej nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari. Ai tha se ushtrimi po zhvillohet me sukses dhe vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërkombëtar ushtarak.
“Ushtria jonë çdo ditë po dëshmon aftësitë ndërvepruese me ushtritë e vendeve të NATO-së”, shkroi Kurti në Facebook.
Më pas, delegacioni vizitoi batalionin shumëkombësh në Devë, të udhëhequr nga regjimenti i dytë i këmbësorisë së FSK-së, si dhe inspektoi poligonin për qitje me armë të lehta – një investim i mundësuar nga SHBA.
Kurti nënvizoi edhe projektet infrastrukturore që po zhvillohen në zonën e trajnimit në Babaj të Bokës, duke i cilësuar ato si përforcim të kapaciteteve të FSK-së.
“Defender Europe 25” është një ndër ushtrimet më të mëdha të organizuara nga SHBA dhe NATO në rajon, me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra trupave nga vende aleate dhe partnere.



Të tjera
Showbiz
Brikena përplaset me Edisën, ish-banorja: Mashtruese! Kam marrë informacione ekstra…
Një përplasje e ashpër ka ndodhur
Lajme
Gjendet i vdekur një 82-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje
Një rast i rëndë është raportuar
Aktuale
Çitaku: Nëse vendi shkon në zgjedhje Albin Kurti nuk është fajtori kryesor, por i vetmi
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës