Euguen Cakolli nga KDI ka bërë me dije se sa po i kushtojnë buxhetit të shtetit deputetët, të cilët ende nuk e kanë bërë konstituimin e Kuvendit.
Ai ka treguar se në seancën e sotme kanë ardhur me nga 2 mijë e 600 euro më shumë në xhirollogaritë e tyre.
Në profilin e tij në “Facebook”, Cakolli ka shkruar se këta deputetë buxhetit të Kosovës po i kushtojnë mbi 300 mijë euro në muaj.
“Kuvendi i bllokuar qe një muaj e gjysmë. Por për deputetët, kjo nuk është problem. Sepse sot erdhën në seancë me nga 2,600 euro më shumë në xhirollogari. Si kompensim për… 24 dështime radhazi. Pra, në total, mbi 300 MIJË euro paga nga taksat e qytetarëve – për më pak se dy orë punë efektive, e pa asnjë vendim të marrë”, ka shkruar ai.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen