Të shtunën në mëngjes, një aeroplan i vogël u rrëzua në një ndërtesë banimi në lagjen Kleinenbroich, qyteti Korschenbroich, në rajonin e Rajn (Rhein-Westfalen Veriore) në Gjermani.
Në aksident humbën jetën piloti i aeroplanit dhe një person tjetër.
Sipas informacionit fillestar, aeroplani u përplas në kopshtin e përparmë të një shtëpie, duke dëmtuar rëndë fasadën dhe murin e ndërtesës. Një pjesë e shtëpisë ka marrë flakë dhe re të dendura tymi janë ngjitur mbi zonën
Piloti kishte raportuar probleme me motorin ndërsa ishte në ajër, duke kërkuar të ulej në aeroportin e Mönchengladbach-ut, por fatkeqësisht aksidenti ndodhi para se të arrinte atje.
Në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta të policisë, zjarrfikësve dhe shërbimeve të shpëtimit, që po punojnë për menaxhimin e situatës dhe hetimin e shkakut të aksidentit.



Të tjera
Showbiz
Benita hyn sonte në “BBVK”
Pas eliminimit në gjysme finale, Benita
Aktuale
Kurti në NZZ: FSK po e ndjek modelin e ushtrisë suedeze dhe të shteteve të Baltikut
Gazeta zvicërane NZZ ka intervistuar kryeministrin e Kosovës,
Aktuale
Flet kirurgu që u përfshi në rrahje: Reagova në vetëmbrojtje, nuk kam sulmuar askënd
Dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë