Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar dështimin e sërishëm të seancës konstituive, duke thënë se është e pasigurt se si do të përfundojë ngërçi politik që po pengon konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj ka lënë të kuptohet se AAK-ja mund të mbështesë kandidaturat për kryetar Kuvendi të ish-kryeparlamentarit Glauk Konjufca, si dhe të dy deputetëve të tjerë, Shqipe Selimi dhe Saranda Bogujevci, duke theksuar se janë emra të mundshëm për t’u votuar nga partia.
Kur është pyetur për mundësinë e mbështetjes së Fatmir Limajt si kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar Kuvendi, Haradinaj ka refuzuar të japë një përgjigje, duke e cilësuar atë si një “çështje të kaluar”, dhe se emri i tij nuk është më pjesë e diskutimeve brenda partisë.
“Ngërçi politik aktual ka pasoja të mëdha për vendin, dhe jo vetëm se po keqpërdoret situata, por janë të rrezikuar shumë vende pune në sektorin e prodhimit. Dëmtohen konsumatorët, paratë eksportohen, dhe pasojat do të jenë të thella në të gjithë vendin”, ka shtuar ai.



Të tjera
Showbiz
Benita hyn sonte në “BBVK”
Pas eliminimit në gjysme finale, Benita
Aktuale
Kurti në NZZ: FSK po e ndjek modelin e ushtrisë suedeze dhe të shteteve të Baltikut
Gazeta zvicërane NZZ ka intervistuar kryeministrin e Kosovës,
Aktuale
Flet kirurgu që u përfshi në rrahje: Reagova në vetëmbrojtje, nuk kam sulmuar askënd
Dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë