Tashmë është konfirmuar edhe nga vet Luan Dalipi, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, vëllai i tij, Driton Dalipi ka aplikuar për licensë për furnizim me energji elektrike në vend.
Driton Dalipi me kompaninë MDA, ku Luan Dalipi punonte më herët, është rrugës për t’i hyrë tregut të energjisë elektrike .
Luan Dalipi është përfolur disa herë në media, sidomos për pasurinë e tij e cila kap shifrën milionëshe.
Edhe këtë vit, në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Luan Dalipi ka deklaruar se është pronar i një banese me vlerë 110 mijë euro, një dep 6 mijë euro dhe një garazhe 3 mijë e 200 euro. Veç kësaj, ai ka edhe një shtëpi në pronësi të përbashkët e cila kushton hiç më pak se 950 mijë euro.

Veç kësaj, shefi i kabinetit të Kurtit vozit veturë Mercedes Benz, e cila siç ka deklaruar ai, i ka kushtuar 35 mijë euro.

Dalipi i ka 2 mijë e 600 euro të kursyera në emër të tij në bankë, dhe afër 60 mijë euro në pronësi të bashkëshortes.

Si pagë vjetore, përpos meditjeve, ai ka deklaruar 15 mijë euro nga Zyra e Kryeministrit.




Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen