Javën e parë të qershorit valë e të nxehtit do të përfshijë rajonin e vendin. Do të dominojnë kushte më stabile kryesisht me diell e kthjellime. Temperaturat shënojnë rritje më të ndjeshme nga vlerat mesatare. Ditën e enjtë temperaturat mund të shkojnë deri në 32C, apo 35C lokalisht. Për ditën e premtë ndonjë depërtim i frontit të ftohtë, sjell kushte për zhvillime të ndonjë rrebeshi dhe bubullima, e mund të ketë një rënie të lehtë të temperaturave. Mirëpo nga fundjava sërish temperaturat mbesin të larta mbi 30C, dhe mot kryesisht me diell. Intervale të gjata me diell pritet të ketë përgjatë javës së dytë të qershorit, pas datës 9, mirëpo mund të shfaqen mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi dhe bubullima. Temperaturat zbresin lehtazi, në 28C e 29C, por se mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet gjatë kësaj periudhe dy javore kryesisht luhaten ndërmjet 13C e 16C.
Nën kushte të diellosjes më të gjatë, edhe rreziku prej rrezeve ultraviolete rritet, ndaj duhet t’i shmangemi kontaktit direkt me rreze dielli orëve të mesditës, rëndom nga ora 10 deri 16.



Të tjera
Lajme Opinione
I;ir Mirena: Edhe karikatura socialiste e Albin Kurtit, nese ka jete politike, ka me deshtu…
Opinion ng Ilir Mirena, gazetar Nuk
Aktuale
Aksident fatal në Fushë Kosovë: Ndërron jetë këmbësori 85-vjeçar pas goditjes nga vetura
Një aksident i rëndë komunikacioni, i
Aktuale
Vuçiq ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë duke e favorizuar haptas Listën Srpska
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në