Mediat pak më parë raportoi për një rast të tmerrshëm të dhunimit seksual që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 30 majit, në Lipjan, ku një grua ka përjetuar tmerrin brenda shtëpisë së saj, nën kërcënimin e armës së ftohtë dhe në praninë e bashkëjetuesit.
Lidhur me rastin, Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Afrim Sejfulla, rreth 65-vjeçar,i cili ka hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës D.R., rreth 60-vjeçare dhe partnerit të saj Xh.Z, rreth 40-vjeçar.
I armatosur me një thikë dhe një çekan, Sejfulla ka kërcënuar çiftin dhe më pas e ka dhunuar seksualisht gruan në prani të bashkëjetuesit të saj, duke lënë pasoja të rënda psikologjike dhe fizike.
Viktima ka kërkuar menjëherë ndihmë dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë rasti është raportuar në polici, ku kanë dalë njësitë relevante – Hetimet Rajonale, Forenzika Rajonale, ndërsa Prokurori për Krime të Rënda është vënë në dijeni të ngjarjes.
Pas urdhrit të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe hetimet për veprën e dhunimit kanë nisur.
Ky akt, sipas Kodit Penal të Kosovës, kategorizohet si krim i rëndë dhe dënohet me burgim afatgjatë.
Të tjera
Aktuale
Vdekja e të moshuarit në Fushë Kosovë, dyshohet se ra në hapësirën e dedikuar për ndërtimin e një ashensori
Policia ka konfirmuar vdekjen e një
Aktuale
Tragjedi në Kanada: Shqiptarja 29-vjeçare vritet nga bashkëshorti, autori ekzekutohet nga policia
Një 29-vjeçare shqiptare është qëlluar për
Aktuale
Aksident i rëndë trafiku në mes të tri veturave në rrugën Drenas–Komoran
Një aksident trafiku ka ndodhur