Ambasadori francez në seli të LDK-së, Abdixhiku ia përmend “Qeverinë e Unitetit”

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e LDK-së, Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, me të cilin kanë biseduar rreth zhvillimeve politike në vend, krizës institucionale dhe për qëndrimin e LDK-së karshi kësaj situate, shkruan Gazeta Express.

Abdixhiku në takim ka ritheksuar propozimin e LDK-së për themelimin e një Qeverie të Unitetit si rrugë për dalje nga kriza institucionale.

“Ai edhe njëherë tha se një qeveri e tillë përbën një zgjidhje të përkohshme, por të domosdoshme për të tejkaluar ngërçin politik dhe për të rikthyer funksionalitetin e institucioneve demokratike në vend”, thuhet në njoftimin e LDK-së, shkruan Express.

Abdixhiku tutje ka thënë se bllokada politike dhe institucionale është e papranueshme.

“Dështimi për të 23-tën herë radhazi është rezultat i paaftësisë së partisë fituese për të krijuar shumicë parlamentare funksionale dhe se ky bllokim përbën një rrezik serioz për mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin institucional të vendit dhe rrjedhën normale të proceseve shtetërore”, ka thënë Abdixhiku.

Të tjera

Showbiz

Benita hyn sonte në “BBVK”

Pas eliminimit në gjysme finale, Benita

Aktuale

Kurti në NZZ: FSK po e ndjek modelin e ushtrisë suedeze dhe të shteteve të Baltikut

Gazeta zvicërane NZZ ka intervistuar kryeministrin e Kosovës,