Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në një konferencë për media lidhur me protestën e bizneseve ndaj vendimit të ZRRE-së për t’i nxjerrë në treg të hapur për furnizim me energji elektrike, ka thënë se në mesin e kompanive që po presin për të marrë liçencë për shitje të rrymës në Kosovë, është edhe një kompani që dikur ka qenë në pronësi të shefit të Stafit të Kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipit.
Tahiri ka thënë se kjo kompani tashmë drejtohet nga Driton Dalipi, e që Tahiri aludon që mund të jetë vëllai i Luan Dalipit.
“Pra MDA-ja që sot drejtohet nga Driton Dalipi, e që me gjasë është vëllau i shefit të Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, ka aplikuar për licencë për shitje të energjisë elektrike në vendin tonë”, ka thënë Tahiri.
Ai tutje ka përmendur edhe faktin që vëllai i kryeministrit Albin Kurti është vendosur në zyrën e KEK-ut për shitblerje të energjisë.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen