Një granatë dore u gjet sot në pjesën veriore të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Punëtorët njoftuan Policinë Rajonale të Veriut, e cila dërgoi menjëherë një ekip EOD për asgjësimin e minave në vendngjarje.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Berisha.
“Një granatë dore është gjetur gjatë punimeve të ndërtimit në rrugën “Xhon Keni” në Mitrovicen e veriut. Ekipet e deminimit e kanë larguar ate”, tha ai.
Oficerët e EOD hoqën granatën që ndodhej pranë një kontejneri plehrash dhe kryen kontrolle të mëtejshme në zonë me detektorë metalesh.
Pas verifikimeve, policia u largua nga vendi i ngjarjes pa rrezik për qytetarët.




Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen