Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në sektorin e energjisë.
Në një postim në Facebook, ajo akuzon kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se me politikat e tij po i shtyn punëdhënësit drejt protestës, duke theksuar se kjo do të prekë edhe mijëra punëtorë.
“Albin Kurti me politikat e tij po i detyron sot të dalin në rrugë punëdhënësit e 143 mijë punëtorëve,” shkruan Bajrami, duke nënvizuar ndikimin që sipas saj do të ketë vendimi i ZRRE-së që nga 1 qershori.
Postimi i plotë:
Albin Kurti me politikat po i detyron sot të dalin në rrugë punëdhënësit e 143 mijë punëtorëve.
Nga 1 qershori, përmes një vendimi represiv do të rritët çmimi i energjisë elektrike deri në 260% për punëdhënësit me të mëdhenj në vend.
Dy vite nën sanksione nga BE.
Deficiti tregtar ka arritë rekord të paparë që nga paslufta.
100 mijë vende pune më pak, sipas të dhënave të vetë Qeverisë.
2,123 kontrata njëburimore.
Dhe tani: faturë energjie që rrezikon të mbyllë qindra biznese në radhë të parë ato prodhuese!
Kosova po shkon drejt rrënimit ekonomik, e qytetarët e saj drejt varfërisë
Kjo situatë është e padurueshme dhe e papranueshme!
Këta rrënues duhet të ndalen bashkë me mafinë energjetike që po rrënon vendin!
Vedimi i ZRREsë duhet të anulohet mënjeherë!
Duhet të merren masat e nevojshme,
ZRRE, KOSTT, KEK, Ministria e Ekonomisë dhe të gjitha kompanitë private aktive në sektor duhet të auditohen dhe hetohen.
Duhet punë konkrete për kapacitete gjeneruese.
Të tjera
Showbiz
Xheneta “ndez” Spanjë, fotot me bikini po çmendin rrjetin
Influencerja e njohur Xheneta Fetahu po
Aktuale
“Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, Trump nuk i ndal lapsuset gjeografike
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald
Aktuale
U raportua e zhdukur nga djali – gruaja nga Fushë Kosova gjendet pas dy muajsh tek i dashuri në Shkup
Një rast i raportuar si “person