Kryesuesi i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, Avni Dehari, po i tejkalon kompetencat e tij. Ky është konstatim i partive “opozitare”, shoqërisë civile dhe njohësve të rrethanave politike.
Në 22 herët që ka drejtuar këtë seancë në përpjeke për konstituimin e Kuvendit, deputeti i VV-së ka bërë veprime të kontestueshme.
Gjatë këtyre seancave ai ua ka ndërprerë fjalën deputetëve të PDK-së dhe LDK-së, ka ftuar partitë politike në konsultime dhe së fundi nuk i ka lejuar të hyjnë në Kuvend për të përcjell seancën nga afër monitoruesit e shoqërisë civile.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka kritikuar ashpër kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari.
Ai ka thënë se deputeti i VV-së e ka uzurpuar postin e kryesuesit të Kuvendit dhe e ka nxjerr nga binaret seancën konstituive të Kuvendit.
Në një intervistë për Euro Neës Albania, para disa dite, ai ka thënë se sjellja e Deharit është në kundërshtim më Kushtetutën, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Mënyra se si po ndodh drejtimi i seancës është tërësisht jo kushtetuese dhe jo ligjore për shkak se z Dehari e di që e ka një protokoll që duhet të zbatoj, i cili i caktuar më 8 prill nga forcat politike me kryetarin e vjetër siç e përcakton Rregullorja e punës së Kuvendit, Kushtetuta dhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitet 2014 që është nënshkruar nga ana ime. Ai e ka uzurpua mikrofonin dhe propozon mocione procedurale për me e ndërruar mënyrën e votimit. Asnjë mocion, asnjë diskutim nuk mund të zhvillohet në seancën konstituive”, ka thënë Hasani.
Ai ka hedhur poshtë argumentin e deputetit Dehri dhe zyrtarëve të VV-së të cilët po pretendojnë së Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 flet për mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit.
“Prandaj, mënyra se si po vepron z. Dehari është uzurpim absolut i postit të kryetarit të Kuvendit, sepse ai faktikisht po e luan rolin e kryetarit të Kuvendit. Nuk mund të zhvillohet debat, nuk mund të bëhen mocione procedurale. Mbi të gjitha aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese flet për mënyrat e votimit. Nuk flet për votimin e fshehtë mënyrë të veçantë dhe nuk flet se kryetari i Kuvendit të votohet në mënyrë të fshehtë siç po e interpreton ai”, ka deklaruar Hasani.
Një ditë me parë ndaj Deharit është ankuar edhe shoqëria civile.
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se dje nuk u është lejuar hyrja në Kuvend e monitoruesve të shoqërisë civile.
Ai ka bërë me dije se administrata e Kuvendit iu ka treguar se ky ka qenë vendim i Avni Deharit.
“Pas performancës që zhvilluam sot si shoqëri civile para Kuvendit të Kosovës, bashkë me disa kolegë deshëm të monitorojmë seancën – ashtu siç kemi bërë vazhdimisht prej më shumë se 15 vitesh, e veçanërisht pas 15 prillit. Por, kësaj here, sigurimi na ndaloi hyrjen, me arsyetimin se nevojitet kërkesë e re me shkrim, ndonëse një të tillë e kemi dorëzuar që më 10 prill, pas së cilës kemi marrë pjesë në pothuajse të gjitha seancat. Nga komunikimi me administratën e Kuvendit, na u bë e ditur se ky vendim reflekton qëndrimin e kryesuesit Avni Dehari. Ky veprim, pikërisht pas reagimit tonë publik, është jo vetëm pengesë e pajustifikueshme, por edhe tejkalim i kompetencave nga ana e kryesuesit, i cili nuk ka asnjë mandat për të kufizuar praninë e shoqërisë civile në Kuvend”, ka shkruar Cakolli në profilin e tij në “Facebook”.
Deri me tani, deputeti Dehari disa herë ua ka ndalë falen edhe deputetëve të partive opozitare.
Para disa jave, deputeti i VV-së ia ka ndërprerë fjalën kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.
Derisa e kishte ftuar kryetarin e PDK-së të propozonte një emër për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë për Kryeparlamentar, kryetari i PDK-së kishte thënë se një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Ndonëse Krasniqi ka folur vetëm pak sekonda, Dehari i VV-së ka urdhëruar regjinë të ia ndërpres fjalën.
Pas Krasniqit, në foltore të Kuvendit ka dalë deputeti i Listës Serbe, Igor Simqi.
Ani pse deputeti serb ka folur më gjatë se Krasniqi i PDK-së, Dehari nuk ia ka ndërpre fjalën.
Në një përpjekje tjetër për konstituimin e Kuvendit, Dehari ia ka ndalur fjalën edhe deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami.
Këto veprime të Deharit kanë bërë që opozita në çdo seancë të drejton kritika ndaj deputetit të VV-së.



Të tjera
Uncategorized
Metier Weddenschap En Early Selection Madison Casino • BE Register & Win
Mega gokcasino netwerk antioftalmische factor massieve
Uncategorized
Gamey Natural Selection Astatine JL77 Gambling Casino New Zealand Claim Free Spins Guts Online Casino
Pros and bunco game of DreamPH
Uncategorized
Slot Czasowy Urok Kasyno Hazardowe region europejski Claim Free Spins https://pl-sapphirebet.com
Jak długo przewidująco ćwiczyć wspinać się