Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vënë theksin te nevoja për bashkëpunim mes partive politike në funksion të krijimit të institucioneve të reja.
Në një deklaratë për media, Westerlund ka përmendur ngërçin aktual në Kuvendin e Kosovës dhe ka theksuar se, pavarësisht fitores në zgjedhje, partia e parë – në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje – nuk mund të qeverisë e vetme pa siguruar shumicën parlamentare.
“Epo, nuk do të komentoj për detajet, sepse keni këto diskutime mes qeverisë në largim dhe opozitës. Nëse kthehemi prapa në zgjedhjet e mëparshme, marrim zgjedhjet e vitit 2001 dhe 2004, atëherë kishim një parti politike që kishte rreth 45% të votuesve, si në vitin 2001 ashtu edhe në vitin 2004. Edhe pse kishin 45%, në fund duhej që të bënin kompromise për të formuar një Qeveri. Pra, siç e dimë të gjithë, duhet të kesh më shumë se 50% për të formuar një Qeveri. Pra, në fund të fundit, edhe pse kemi partinë më të madhe, duhet të bëjë komprimis dhe të formojë aleanca me partitë tjera politike. Pra, ky është mesazhi im për të gjitha partitë politike: që duhet të bëni kompromise”, ka theksuar ai në një intervistë në emisionin “Gazeta” në Kanal10.
Të tjera
Aktuale
Bajrami i reagon VV-së pasi LS s’u certifikua
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është
Aktuale
Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin
Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë
Aktuale
KQZ nuk e certifikon Listën Srpska për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit- 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime
Lista Srpska nuk është certifikuar për