Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka nisur një mision humanitar me rëndësi jetike për fëmijët që vuajnë nga sëmundjet kardiake, raporton Gazeta Sinjali.
Një ekip i specializuar mjekësh nga Turqia, pjesë e organizatës ndërkombëtare Muntada Aid, po realizon ndërhyrje kirurgjikale për 12 fëmijë të diagnostikuar me sëmundje të rënda në zemër.
Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në bashkëpunim me Klinikën e Pediatrisë, Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, Klinikën e Anestezionit dhe Klinikën e Neonatologjisë, është kryer me sukses ndërhyrja e parë e këtij lloji në Ballkan për trajtimin kirurgjikal të një të porsalinduri me atresion të arteries pulmonare, një gjendje e rëndë që rrezikon jetën.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka shprehur mirënjohje të thellë për organizatën Muntada Aid dhe për mjekët turq, përfshirë Prof. dr. Ilker Yucel, Prof. dr. Halil Demir, Prof. dr. Oktay Korun, Dr. Abid Karagoz, si dhe ekipin vendor me Dr. Ramush Bejiqin dhe stafin përcjellës. Ky mision është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe përkushtimit në shërbim të jetës”, thuhet tutje në njoftim.
Të tjera
Aktuale
Bajrami i reagon VV-së pasi LS s’u certifikua
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është
Aktuale
Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin
Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë
Aktuale
KQZ nuk e certifikon Listën Srpska për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit- 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime
Lista Srpska nuk është certifikuar për