Vazhdon bllokada në Kuvend, 22 tentime të dështuara

Edhe një herë tjetër, të njëzetedytën, seanca konstituive e Kuvendit u ndërpre. Skenari i njëjtë.

Tentimi i LVV-së për formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit nuk kaloi. 54 deputetë votuan për, një kundër. Abstenime nuk pati.

LVV-ja po insiston në propozimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, dhe pasi ajo dështoi disa herë t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur, po propozon çdo dy ditë formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili gjithashtu nuk po i merr votat e nevojshme.

Kryesuesi i seancës, deputeti i LVV-së, Avni Dehari e ndërpreu seancën, duke njoftuar vazhdimin e saj për pasnesër në orën 11:00.

Të tjera

Uncategorized

Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino

In questo articolo esploreremo i metodi

Lajme

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen