Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe Afrikë
Ky ushtrim ka për qëllim të demonstrojë aftësinë e NATO-s për të mbrojtur kufijtë e saj lindorë dhe për të forcuar gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërmjet aleatëve dhe partnerëve të saj.
Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesëmarrëse në ushtrimin më të madh ndërkombëtar të drejtuar nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë.
Ai gjithashtu njoftoi se Kosova është shtet pritës i Shtabit të Divizionit të 28-të të Ushtrisë Amerikanë, si dhe forcave të armatosura të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Në këtë ushtrim janë të angazhuar 25 mijë ushtarë nga 29 shtete pjesëmarrëse.
Këto ushtrime zhvillohen në 18 shtete, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bullgarinë, Kroacinë, Çekinë, Finlandën, Greqinë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Norvegjinë, Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë, Slloveninë dhe Suedinë.
Kosova është një nga shtetet që merr pjesë në këtë ushtrim, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe në zhvillimin e kapaciteteve të saj ushtarake. Pjesëmarrja e Kosovës në “Defender Europe 2025” konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt integrimit të saj në strukturat e sigurisë europiane dhe ndërkombëtare



Të tjera
Lajme Showbiz
Hoxha Ahmet Kalaja tregon se çka mund të hahet Ramazan dhe nuk e prish agjërimin
Hoxha Ahmet Kalaja njihet si një
Lajme
Ky është polici shqiptar që u kap nga Dogana e Kosovës me 1 milion euro në Merdare
Drejtoria e standardeve profesionale në policinë
Aktuale
SHSKUK liron nga pagesa përcjellësit e pacientëve në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve
Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton