Vranësirat do të dominojnë përgjatë ditës së shtunë.
Reshjet e shiut gradualisht përfshinë vendin që nga orët e para të ditës, duke vazhduar kohëpaskohe përgjatë ditës, lokalisht me intensitet mesatar.
Duke shkuar nga mbrëmja reshjet pritet të pushojnë pjesëve perëndimore e qendrore të vendit e të vazhdojnë lokalisht pjesëve lindore.
Fryn erë më e ftohtë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-11m/s. Temperaturat maksimale pësojnë rënie të theksuar në 12C e 15C. Minimalet në mëngjes zbresin në 9C e 11C.
Reshjet pushojnë ditën e diel, derisa vranësirat shpërndahen më vonë duke shkuar nga mbrëmja. Ditëve të para të javës së ardhshme, mbeten kushte të paqëndrueshme me mot të ndryshueshëm, sa me kalime vranësirash, intervale me diell, e orëve të pasdites me mundësi për zhvillime rrebeshesh shiu. Temperaturat shënojnë rritje, prej 13C e 14C të dielën deri në 19C e 20C nga e hëna. Minimalet zbresin deri në 5C e 6C. Erërat frynë kryesisht nga krahu verior të lehta dhe mesatare 5-11m/s.



Të tjera
Showbiz
Benita hyn sonte në “BBVK”
Pas eliminimit në gjysme finale, Benita
Aktuale
Kurti në NZZ: FSK po e ndjek modelin e ushtrisë suedeze dhe të shteteve të Baltikut
Gazeta zvicërane NZZ ka intervistuar kryeministrin e Kosovës,
Aktuale
Flet kirurgu që u përfshi në rrahje: Reagova në vetëmbrojtje, nuk kam sulmuar askënd
Dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë