Rreth një javë pas raportimit të fundit për një kërcënim me jetë drejtuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të cilin ajo e kishte pranuar përmes adresës elektronike zyrtare të Presidencës, ende nuk ka zhvillime konkrete në këtë drejtim nga organet e drejtësisë.
Këshilltari për media i presidentes Bekim Kupina ka thënë për Indeksonline se Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se Prokuroria Speciale nuk e ka ngarkuar ende asnjë prokuror për të trajtuar këtë rast.
‘’Rreth një javë pas raportimit të kërcënimit të fundit me jetë të Presidentes Osmani i ardhur në adresën elektronike zyrtare të Presidencës dhe hapjes së rastit nga Policia, sot jemi njoftuar nga Policia se Prokuroria Speciale nuk e ka ngarkuar ende asnjë prokuror të merret me kërcënimet ndaj Presidentes Osmani’’, ka thënë Kupina.
Ai mes tjerash deklaroi se Osmani është përballur me dhjetëra kërcënime gjatë muajve të fundit shumë prej të cilave janë bërë publikisht, pa u fshehur identitetet e autorëve.
‘’Deri tash ka pas dhjetëra kërcënime në vazhdimësi, por asnjë i arrestuar nga organet përgjegjëse, edhe pse shumë prej tyre kërcënimet i kanë bërë pa e fshehur identitetin.Është shqetësuese të mos ketë një reagim efikas dhe të shpejtë nga organet përgjegjëse, ngase kemi të bëjmë me kërcënime ndaj kreut të shtetit të cilat janë edhe kërcënime ndaj rendit kushtetues, duke e ditur që për momentin Presidenca është institucioni i vetëm me kompetenca të plota’’, ka shtuar Kupina./



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen