Deputetja Duda Balje ka pohuar se i është bërë një ofertë për të marrë një pozitë si profesoreshë në Shkup, në këmbim të votës për Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një deklaratë për media, Balje konfirmoi se ka marrë disa thirrje nga persona që nuk janë drejtpërdrejt të përfshirë në politikë, por që kanë lidhje me rrethin shoqëror. Ajo tha se vite më parë kishte aplikuar për një vend pune si profesoreshë në Maqedoni të Veriut dhe kishte përmbushur të gjitha kushtet, por më pas nuk kishte vazhduar aplikimin.
“Po, është e vërtetë. Kam pasur disa thirrje nga persona që nuk janë drejtpërdrejt në politikë. Më është thënë se ka mundësi të diskutohet për një vend pune si profesoreshë”, u shpreh ajo.
E pyetur nëse kjo ofertë ishte e lidhur me votimin për Albulena Haxhiun, Balje u përgjigj: “Po, nuk ka qenë direkt, por… ishte një shoqe, një mjeke nga Kosova. Disa herë jemi takuar rastësisht. Përgjigja ime ka qenë jo, sepse nuk i njoh këta persona dhe ishte e papranueshme për mua.”
Ajo theksoi se ka refuzuar ofertën dhe e cilësoi të papranueshme përfshirjen e presioneve të tilla në vendimmarrjen politike.



Të tjera
Lajme Showbiz
Hoxha Ahmet Kalaja tregon se çka mund të hahet Ramazan dhe nuk e prish agjërimin
Hoxha Ahmet Kalaja njihet si një
Lajme
Ky është polici shqiptar që u kap nga Dogana e Kosovës me 1 milion euro në Merdare
Drejtoria e standardeve profesionale në policinë
Aktuale
SHSKUK liron nga pagesa përcjellësit e pacientëve në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve
Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton