Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ka thënë se mesazhi që ia la autoriteteve në Serbi ishte i qartë – Serbia duke avancuar në BE, por duke qartësuar drejtimin strategjik dhe duke iu qëndruar besnike parimeve demokratike.
“Mesazhi im për autoritetet në Beograd është i qartë. Unë dua ta shoh Serbinë duke avancuar drejt BE-së. Për këtë, liderët politikë duhet të bëjnë reformat e nevojshme dhe të qartësojnë drejtimin strategjik. Kjo bëhet më së miri duke rivendosur besimin dhe duke iu qëndruar besnike parimeve demokratike”, ka shkruar Kallas në X.
Kallas mbrëmë zbriti në aeroportin e Beogradit ku u prit nga ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq. Më pas ajo u takua me presidentin Aleksandër Vuçiq, i cili në njoftimin për takimin tha se me të ka diskutuar “për tema kyçe gjeopolitike, situatën e sigurisë në rajon, rrugën europiane të Serbisë, si dhe dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.
Vizita e Kallas në Serbi vjen pas vizitës që presidenti serb pati në Moskë dhe takimin me presidentin rus, Vladimir Putin. Për këtë pati reagime në Bruksel ku BE-së iu kërkua një qëndrim më i qartë ndaj Serbisë.



Të tjera
Showbiz
Benita hyn sonte në “BBVK”
Pas eliminimit në gjysme finale, Benita
Aktuale
Kurti në NZZ: FSK po e ndjek modelin e ushtrisë suedeze dhe të shteteve të Baltikut
Gazeta zvicërane NZZ ka intervistuar kryeministrin e Kosovës,
Aktuale
Flet kirurgu që u përfshi në rrahje: Reagova në vetëmbrojtje, nuk kam sulmuar askënd
Dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë